# Lionel Messi shpallet golashënuesi më i mirë në Spanjë, fiton ‘Pichichin’ për herë të 7-të

> Për herë të katërt radhazi dhe të shtatën në karrierë, Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë në Spanjë. Kapiteni i Barcelonës e përfundoi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lionel-messi-shpallet-golashenuesi-me-i-mire-ne-spanje-fiton-pichichin-per-here-te-7-te/
**Published:** 2020-07-20
**Modified:** 2020-07-20

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_leoo-1-600x3601595230171-1-300x180.jpg)

Për herë të katërt radhazi dhe të shtatën në karrierë, Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë në Spanjë.

Kapiteni i Barcelonës e përfundoi sezonin me 25 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema.

Ai e fitoi “Pichichin” (çmimi në Spanjë për golashënuesin më të mirë) për herë të shtatë në karrierë, duke vendosur rekord të ri në Spanjë, për të kaluar Telmo Zarran, që e 6 herë kishte fituar atë.

---

**Categories:** Lajme, Sport
