# Listat e hapura, ambasadorja YURI KIM bën paralajmërimin e fortë: KUJDES! Vetoni kandidatët, liderët do të mbajnë

> TIRANË– Në një kohë kur palët politike s’po gjejnë dot dakordësi për listat e hapura, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/listat-e-hapura-ambasadorja-yuri-kim-ben-paralajmerimin-e-forte-kujdes-vetoni-kandidatet-lideret-do-te-mbajne/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/yuri-kim-2-300x164.png)

TIRANË– Në një kohë kur palët politike s’po gjejnë dot dakordësi për listat e hapura, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë.

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Kim shkruan se liderët do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që garojnë nën siglën e tyre partiake. Gjithashtu ambasadorja amerikane shkruan të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të jenë të “vetuar” për të shkuarën e tyre.

**“KUJDES: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin**,”-shkruan Kim.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** ambasadorja YURI KIM bën paralajmërimin e fortë: KUJDES! Vetoni kandidatët, liderët do të mbajnë, Listat e hapura
