# Llogaritë/ Kampion nga “divani”, ja si pritet ta fitojë Interi kampionatin

> Ku dhe kur? Janë këto pikëpyetjet mbi titullin e Interit. Ai numër 19 i historisë së klubit zikaltër mund të festohet që këtë fundjavë: me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/llogarite-kampion-nga-divani-ja-si-pritet-ta-fitoje-interi-kampionatin/
**Published:** 2021-05-01
**Modified:** 2021-05-01

---

**Ku dhe kur? Janë këto pikëpyetjet mbi titullin e Interit. Ai numër 19 i historisë së klubit zikaltër mund të festohet që këtë fundjavë: me një fitore në Krotone, kryesuesit mund të ngjiten në fakt në kuotën e 82 pikëve dhe në atë moment nuk do të mund të kaloheshin më as nga një Milan fitues kundër Beneventos, diskutim i vlefshëm më tepër për Atalantën që do t’i bëjë vizitë Sasuolos.**

Nëse bergamaskët nuk do të dilnin me fitore nga Rexho Emilia të dielën, skuadra e Antonio Kontes do të festonte nga divani.

Përndryshe, duhet pritur fundjava e ardhshme, kur Interi do të përballet të shtunën 8 maj kundër Sampdorias në “San Siro”.

**PANORAMASPORT.AL**

 

---

**Categories:** Sport
