# Lojëra fati nga celulari në një lokal, nën hetim dy persona

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimet penale për dy shtetas në Kavajë, pasi akuzohen për organizimin e lojërave të fatit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lojera-fati-nga-celulari-ne-nje-lokal-nen-hetim-dy-persona/
**Published:** 2021-03-25
**Modified:** 2021-03-25

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimet penale për dy shtetas në Kavajë, pasi akuzohen për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive me anë të telefonit, në mjediset e një lokali.

**Njoftimi i policisë: **

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit E. L., 35 vjeç dhe Z. H., 51 vjeç, banues në Krujë, pasi në ambientet e një lokali në Krujë, kanë organizuar lojëra fati të basteve sportive me anë të telefonit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Lojëra fati nga celulari në një lokal, nën hetim dy persona
