# LSI:  14 muaj nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve

> Për Lëvizjen Socialiste në Durrës, bashkia e këtij qyteti,  kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lsi-14-muajsh-nga-tragjedia-e-termetit-te-26-nentorit-bashkia-e-durresit-kujtohet-ne-prag-fushate-per-te-hapur-tenderin-per-riforcimin-e-vetem-4-pallateve/
**Published:** 2021-01-29
**Modified:** 2021-01-29

---

Për Lëvizjen Socialiste në Durrës, bashkia e këtij qyteti,  kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime të rënda ndërkohë që zero pallate janë ndërtuar nga ato që nevojiten dhe që u premtuan. Në një postim në faqen zyrtare në FaceBook, LSI shprehet se janë  zero punime në lagjen e re në Spitallë të premtuar për strehimin e banorëve.

900 familje me banesa DS4 kaluan dimrin e dytë pa asnjë informacion se çfarë do bëhet me to.

Postimi i plotë:

Më 25 prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë.

Pas 14 muajsh nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime të rënda ndërkohë që zero pallate janë ndërtuar nga ato që nevojiten dhe që u premtuan.

Zero punime në lagjen e re në Spitallë të premtuar për strehimin e banorëve.

900 familje me banesa DS4 kaluan dimrin e dytë pa asnjë informacion se çfarë do bëhet me to.

8 mijë banorë po kalojnë të ftohtin dhe shirat në çadra dhe kontenierë.

Ndërkohë që “Rilindja” ka mashtruar banorët e Durrësit me propagandën boshe, me pak llaç dhe gëlqere, ajo e shfrytëzoi këtë tragjedi për betonizimin e Durrësit me tendera rrugësh prej miliona eurosh, me projekte abuzive për prishjen e shkollave ikonë të Durrësit si “Gjergj Kastrioti,” “Naim Frashëri” të cilat vazhduan procesin mësimor edhe pas tërmetit, me planin e zakonshëm korruptiv për të ndërtuar kulla dhe qendra tregtare për oligarkët.

Më prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë dhe ky do jetë fundi i qeverisjes së propagandës dhe mashtrimit dhe fillimi i punës intensive për të ndërtuar Durrësindhe zhvilluar Shqipërinë

Elona Guri

LSI Durrës

[#DurresiShtepiaJuaj](https://www.facebook.com/hashtag/durresishtepiajuaj?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVxMiGqfyMagpWgPGw6bk0hU_MmBiu8A2MLtjHU76FdIMkstoa9n5NG11eI9KRAtHZLrvvCSEgwPnoM265mSHSzi05pUHbM-3N0Z00RjXzumsutewhwXn-2a9eZCUnjTPvVBguZq9Kafdj0SBpTH630&__tn__=*NK-R)

[#LSI](https://www.facebook.com/hashtag/lsi?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVxMiGqfyMagpWgPGw6bk0hU_MmBiu8A2MLtjHU76FdIMkstoa9n5NG11eI9KRAtHZLrvvCSEgwPnoM265mSHSzi05pUHbM-3N0Z00RjXzumsutewhwXn-2a9eZCUnjTPvVBguZq9Kafdj0SBpTH630&__tn__=*NK-R)

 

 

---

**Categories:** Politike
**Tags:** Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve, LSI: 14 muajnga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit
