# LSI: Kodra e Currilave është mbuluar nga betoni

> Lëvija Socialiste për Integrim, dega Durrës ka reaguar sot me anë të një statusi në faqen zyrtare në Facebook, në lidhje me ndërtimet në kodrat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/lsi-kodra-e-currilave-eshte-mbuluar-nga-betoni/
**Published:** 2020-12-04
**Modified:** 2020-12-04

---

Lëvija Socialiste për Integrim, dega Durrës ka reaguar sot me anë të një statusi në faqen zyrtare në Facebook, në lidhje me ndërtimet në kodrat e gjelbërta zë zonën e Curilave. LSI, e ka konsideruar si skandal betonizimin e zonës dhe masakër atë që po ndodh.

Postimi i plotë:

 

SKANDAL/ Kodra e Currilave e mbuluar nga betoni.

Dikur e vetmja kurorë e gjelbërt e Durrësit, Kodra e Currilave është masakruar barbarisht.

Pemët po prihen çdo ditë dhe e gjithë zona e Currilave është shndërruar në kantier ndërtimi me godina shumë katëshe.

Betonieret zbrazen çdo ditë dhe nga e gjelbërt zona është shndërruar gri në ngjyrën e preferur të sektit të betonit dhe korrupsionit.

BETON – BETON – BETON

E masakruan Durrësin. Nuk pyesin as për tërmet e pandemi, as për familjet e pastreha. Vetëm betonizim për oligarkët dhe mafian e betonit.

Më prill ta shporrim këtë sekt që po ia merr edhe frymën e fundit Durrësit

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës

[#DurresiShtepiaJuaj](https://www.facebook.com/hashtag/durresishtepiajuaj?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZWpMuSy8FlkVEOMbOADfY5BhkeX0yYIx2S12jUaKE3IkpbE9ehZs8rYHer973sGXoW1j8VOsQ7GwehnhIbD54sQblMFWJMPalmI6mQiOVR4Tgr3HUGXr-sEfKhwye0HIyaV7J0UFjQF25wDX7G_eWdj9IpWlBbuiIi9qVfLKrWhyUL5IJsfZgnohXfIsHccMsE&__tn__=*NK-R)

[#LSI](https://www.facebook.com/hashtag/lsi?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZWpMuSy8FlkVEOMbOADfY5BhkeX0yYIx2S12jUaKE3IkpbE9ehZs8rYHer973sGXoW1j8VOsQ7GwehnhIbD54sQblMFWJMPalmI6mQiOVR4Tgr3HUGXr-sEfKhwye0HIyaV7J0UFjQF25wDX7G_eWdj9IpWlBbuiIi9qVfLKrWhyUL5IJsfZgnohXfIsHccMsE&__tn__=*NK-R)

 

---

**Categories:** Politike
**Tags:** LSI: Kodra e Currilave është mbuluar nga betoni
