# Majko batuta me Krastën: Po sikur të marrim mandatin e tretë?! Gazetari: Atëherë Ferri do bëhej stacion treni! Si i përgjigjet ministri socialist

> Ministri socialist Pandeli Majko ka zgjedhur të shkojë në emisionin e gazetarit të njohur Adi Krasta, i cili gjatë viteve të fundit është kthyer në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/majko-batuta-me-krasten-po-sikur-te-marrim-mandatin-e-trete-gazetari-atehere-ferri-do-behej-stacion-treni-si-i-pergjigjet-ministri-socialist/
**Published:** 2020-07-01
**Modified:** 2020-07-01

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/fd184ad522f818471e60d1361404f04e_L-300x185.jpg)

Ministri socialist Pandeli Majko ka zgjedhur të shkojë në emisionin e gazetarit të njohur Adi Krasta, i cili gjatë viteve të fundit është kthyer në një nga zërat më të fortë kritikë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

E gjatë intervistës nuk kanë munguar as batutat e shkëmbyera mes tyre.

 

**Pjesë nga intervista në emisinin “A Show”:**

 

Krasta: Le t’i shqetësojmë ata që do të thonë “po ç’deshe që fole, pse vajte atje”…

 

Majko: Fakti që kam ardhur te ty, mos u shqetëso do ma thonë

 

Krasta: Oh çfarë gëzimi i madh, është një fitore për gazetarinë

 

Majko: Edhe përgjigja ime do të jetë, Adin unë e njoh para kësaj qeverie

 

Krasta: Dhe sidomos pas saj…

 

Majko: Pas zgjedhjeve e sigurtë, po sikur ne të kemi një mandat të tretë?…

 

Krasta: Lutem që të ndodhë, Ferri do të jetë një stacion treni. Shpresoj shumë

 

Majko: Ti do jesh në rregull, emisionet tuaja do të bëhen më të shikueshme.

 

Krasta: Kjo është e vërtetë le ta themi

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Majko batuta me Krastën: Po sikur të marrim mandatin e tretë?! Gazetari: Atëherë Ferri do bëhej stacion treni! Si i përgjigjet ministri socialist
