# Makina “BMW” në flakë, ende nuk dihen shkaqet

> Një makinë tip “BMW” mësohet se ka marrë flakë gjatë natës në Durrës, ndërkohë që sipas policisë nuk dihen shkaqet e djegjes, ndërsa në policia&hellip;

**URL:** https://publialb.al/makina-bmw-ne-flake-ende-nuk-dihen-shkaqet/
**Published:** 2021-01-15
**Modified:** 2021-01-15

---

Një makinë tip “BMW” mësohet se ka marrë flakë gjatë natës në Durrës, ndërkohë që sipas policisë nuk dihen shkaqet e djegjes, ndërsa në policia janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë djeni për ngjarjen. Nga djegja e mjetit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

*Njoftimi i policisë: *

 

Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** ende nuk dihen shkaqet, Makina “BMW” në flakë
