# Makina nga Durrësi, aksidentohet në Himarë, një person humb jetën, dy ngelen të plagosur

> Një aksident me pasojë vdekjen e një persona dhe plagosjen  e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës. Policia&hellip;

**URL:** https://publialb.al/makina-nga-durresi-aksidentohet-ne-himare-nje-person-humb-jeten-dy-ngelen-te-plagosur/
**Published:** 2020-09-08
**Modified:** 2020-09-08

---

Një aksident me pasojë vdekjen e një persona dhe plagosjen  e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës. Policia e Sarandës, tha se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm.

Automjeti tip “Ford” me targa të Durrësit në të cilin ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar si shtetasi Armand Asllani, i cili ishte pasagjer në mjet.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa të plagosurit Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

*“Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip “Ford”me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.*

*Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.*

Viktima dhe të plagosurit mësohet se po shkonin për pushime në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

---

**Categories:** Kronike
**Tags:** aksidentohet në Himarë, dy ngelen të plagosur, Makina nga Durrësi, një person humb jetën
