# Mamurras/ Plagosen me armë zjarri dy efektivë policie

> Dy efektivë  policie janë plagosur me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë. Nga burimet bëhet me dije se në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mamurras-plagosen-me-arme-zjarri-dy-efektive-policie/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

Dy efektivë  policie janë plagosur me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë.

Nga burimet bëhet me dije se në rrethana ende të paqarta, dy punonjësit e policisë janë plagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me plagosjen.

 

---

**Categories:** Kronikë
