# Manastirliu: Janë kryer 13.173 vaksinime, mbi 372 mijë në total

> Manastirliu: Janë kryer rreth 13.173 vaksinime, mbi 372 mijë në total Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot në mbarë vendin,  janë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/manastirliu-jane-kryer-13-173-vaksinime-mbi-372-mije-ne-total/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Manastirliu: Janë kryer rreth 13.173 vaksinime, mbi 372 mijë në total

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot në mbarë vendin,  janë kryer 13.173 vaksinime anti-COVID.

 

Prej fillimit të pandemisë janë kryer 372.075 vaksinime në total.

Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 138 raste të reja dhe 5 humbje jete në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

---

**Categories:** Aktualitet
