# "Mand Reçi këngëtari i ri Malësor  nderohet me  çmimin Artisti i Vitit 2023 në Hitet Verore"

> Këngëtari i ri Mand Reçi është një talent i ri në muzikë, ai u lind dhe u rrit më Reç të Malësisë së Madhe ku&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mand-reci-kengetari-i-ri-malesor-nderohrt-me-cmimin-artisti-i-vitit-2023-ne-hitet-verore/
**Published:** 2023-07-27
**Modified:** 2023-08-04

---

Këngëtari i ri Mand Reçi është një talent i ri në muzikë, ai u lind dhe u rrit më Reç të Malësisë së Madhe ku dhe nisi hapat e para drejt ëndrrës për këngën, ëndërr e cila kishte lindur bashkë me të, por si gjithmonë ëndrrat realizohen vështirë, e kështu ndodhi dhe me Mandin i cili me shumë vështirësi arriti ti jepte jetë dëshirës dhe pasionit për muzikën, gjithashtu dhe krijimtarisë poetike, sepse krahas këngës Mandi shkruan bukur dhe vargje të mrekullueshme, e një ndër këto krijime është dhe poezia “Për ty Reçi Im”

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/07/IMG-20230726-WA0011-300x200.jpg)

Mandi realizoi këngën e tij të parë të titulluar “Vajzë Shkodrane” e cila u prit mirë nga publiku dhe të gjithë ata fansa që preferojnë këngën rinore.

Gjithashtu ai këndon dhe këngë turbo folk, ku këto këngë i lançoi në evenimente të ndryshme në Malësi.

 

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/07/IMG-20230726-WA0008-300x200.jpg)

Më pas Mandi emigroi drejt Anglisë ku dhe u stabilizua për të vazhduar jetën larg atdheut larg Reçit të tij të dashur.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/07/IMG-20230726-WA0012-200x300.jpg)

Kohët e fundit Mandi u aktivizua në një projekt të ri muzikor të titulluar “Grimca Dashnie” një ide shpirtërore e Mandit, ide e cila u bë një tekst i mrekullueshëm nga teksteshkruesja Esmeralda Kola, ku me orkestrimin e Luan Dagistanit erdhi kënga, këngë e cila u lançua në Hitet Verore 2023 në televizionin muzikor Blue Sky Music në Shkodër. Paraqitja sharmante e Mandit, zëri muzika dhe teksti i dhanë këngëtarit përparësi që u vlerësua me çmimin “Artisti i Vitit 2023”

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/07/IMG-20230726-WA0013-300x200.jpg)

Duke parë suksesin e fundit, Mandi premton se së shpejti do të vijë me projekte të reja, ku pjesë e këtyre projekteve do jetë dhe videoklipi i këngës “Grimca Dashnie”

Në linkun më poshtë ju ftojmë t’a shikoni dëgjoni dhe pse jo t’a shkarkoni në arkivën tuaj muzikore këngë “Grimca Dashnie” nga Mand Reçi.

  👇👇

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** "Mand Reçi këngëtari i ri Malësor merr çmimin Artisti i Vitit 2023 në Hitet Verore"
