# Marjuanë në formë çokollate, dy në pranga

> Policia Vendore në Durrës, deklaroi se ka arrestuar dy të rinjë, pasi gjatë një kontrolli në mjetin me të cilin udhëtonin, ju gjet një sasi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/marjuane-ne-forme-cokollate-dy-ne-pranga/
**Published:** 2020-07-30
**Modified:** 2020-07-30

---

Policia Vendore në Durrës, deklaroi se ka arrestuar dy të rinjë, pasi gjatë një kontrolli në mjetin me të cilin udhëtonin, ju gjet një sasi lënde narkotike e llojit marjuanë, në formë çokollate.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit: R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë; E.J., 17 vjeç, banues  në Tiranë.

Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit,  me drejtues shtetasin  R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

 

- rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.

- mjeti tip Benz;

- vlera monetare.

 

Gjihashtu gjatë kontrollit  kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

---

**Categories:** Kronike
**Tags:** dy në pranga, Marjuanë në formë çokollate
