# Marrëdhëniet e këqija babë e bijë i merr vesh e gjithë bota, libri i Megan Markle shkakton ‘furtunë’, më i shituri në Amazon!

> Libri i fundit i botuar nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle me titullin “Gjetja e Lirisë”, duket se ka shkaktuar një furtunë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/marredheniet-e-keqija-babe-e-bije-i-merr-vesh-e-gjithe-bota-libri-i-megan-markle-shkakton-furtune-me-i-shituri-ne-amazon/
**Published:** 2020-07-28
**Modified:** 2020-07-28

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/4fef9968ee7b776248d369893701cc7a_L-300x258.jpg)

Libri i fundit i botuar nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle me titullin “Gjetja e Lirisë”, duket se ka shkaktuar një furtunë të vërtetë mediatike.

Marrëdhëniet e vështira të Meghan me babain e saj, janë përshkruar hollësisht në librin që sipas The Sun, është më i shituri në Amazon UK. Babai i dukeshës së Sussex-it, Thomas Markle i është përgjigjur publikisht së bijës se ky nuk është momenti i duhur për të nxjerrë botime të tilla pasi bota po vuan pasojat e pandemisë globale. Babai i Meghanit shtoi se ai “nuk e vlerëson më njeriun në te cilin ajo është transformuar “.

 

Libri zbulon shumë detaje personale nga jeta e tyre.

 

Marrdhëniet e Meghan me babain e saj kanë qenë gjithmonë shumë te lëkundura qëkur ajo u emërua me titullin ‘’Dukeshë e Sussex-it’’.

 

Thuhet në libër se Meghan ka ndërprerë marrdhëniet me babain e saj qëkur ai nuk mori pjesë në damsën e saj mbretërore. Ajo shtoi se la dhjetëra mesazhe për babanë e saj, madje duke i thënë edhe se një makinë do ta çonte në aeroportin e Los Anxhelosit, në mënyrë që ai të mund të shkonte në Londër për ceremoninë. Por, pavarësisht mesazheve të shumta që ajo i dërgoi ’, ai nuk pranoi të futej në makinën që po e priste.

---

**Categories:** Kulture, Lajme
**Tags:** libri i Megan Markle shkakton ‘furtunë’, Marrëdhëniet e këqija babë e bijë i merr vesh e gjithë bota, më i shituri në Amazon!
