# Marshim kundër dhunës,  dhjetra të rinj u bashkuan në Durrës

> Ashtu siç dhe ishte parashikuar Organizata “Aktiv për Durrësin”, organizoi dje një protestë, për ti thënë “stop” dhunës ndaj grave dhe vajzave. Dhjetra të rinj&hellip;

**URL:** https://publialb.al/marshim-kunder-dhunes-dhjetra-te-rinj-u-bashkuan-ne-durres/
**Published:** 2020-06-05
**Modified:** 2020-06-05

---

Ashtu siç dhe ishte parashikuar Organizata “Aktiv për Durrësin”, organizoi dje një protestë, për ti thënë “stop” dhunës ndaj grave dhe vajzave. Dhjetra të rinj marshuan në Durrës, duke u nisur nga sheshi përpara bashkisë,  pasditen e së enjtes me mesazhe kundër abuzimit seksual të vajzave e grave dhe heshtjes së shoqërisë. Pjesëmarrësit në organizimin në formë proteste vendosën theksin edhe tek puna jo efektive sipas tyre e Policisë së Shtetit dhe gjykatave të vendit.Marshimi protestë erdhi pas rastit të një vajze 15 vjeçare që u abuzua seksualisht prej të paktën 2 vitesh nga roja 65 vjeçar i shkollës ku ajo mësonte. Të arrestuar janë edhe 3 të rinj që dyshohet se kanë abuzuar me vajzën duke u nxitur nga i moshuari, teksa ngjarja u bë publike vetëm pas denoncimit të vajzës në polici.

 

---

**Categories:** Aktualitet
