# Masat e reja anticovid, dyqanet hapur deri në 21:00, Palone: Mbështesim aktivitetet tregtare

> &#8220;Nga sot në Bari Itali,  hyjnë në fuqi rregullat e reja që lejonë të gjitha veprimtaritë tregtare të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:&hellip;

**URL:** https://publialb.al/masat-e-reja-anticovid-dyqanet-hapur-deri-ne-2100-palone-mbeshtesim-aktivitetet-tregtare/
**Published:** 2020-12-05
**Modified:** 2020-12-05

---

“Nga sot në Bari Itali,  hyjnë në fuqi rregullat e reja që lejonë të gjitha veprimtaritë tregtare të qëndrojnë të hapura deri në orën 21: 00 të mbrëmjes. Një zgjatje e orëve të aktiviteteve që lejon konsumatorët të bëjnë blerjet e tyre në orë më të gjata, duke shmangur grumbullimet.  Ne mbështesim aktivitetet komerciale në Bari “. Apeli u bë dje nga Këshilltarja për Zhvillimin Ekonomik në Bashkinë e Barit, Carla Palone. “Pa e vendosur në rrezik rajonin tonë dhe në respektim të plotë të rregullave për të mbajtur larg pandeminë – thotë Palone, duke iu drejtuar banorëve të Barit -, ne shkojmë për të bërë pazar për Krishtlindjet në dyqanet tona të preferuara dhe kthehemi në shtëpi për të vendosur dhuratat poshtë pemës. Ne gjithashtu bëjmë pazarin për  të marr gjërat e mira për ti vendosur në tryezë, ose për të drekuar në një nga restorantet e shumta në qytet për festat, por gjithmonë në rrespketim të rregullave, u shpreh Palone. //Telebari

 

 

---

**Categories:** Itali
