# Maturantët shqiptar në provimin e parë të Maturës Shtetërore, rreth 31 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhën e Huaj, 2600 në Durrës

> Pas një viti shkollor jo të zakonshëm, për shkak të pandemisë së COVID-19, maturantët i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. Maturantët në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/maturantet-shqiptar-ne-provimin-e-pare-te-matures-shteterore-rreth-31-mije-maturante-testojne-njohurite-ne-gjuhen-e-huaj-2600-ne-durres/
**Published:** 2020-06-08
**Modified:** 2020-06-08

---

Pas një viti shkollor jo të zakonshëm, për shkak të pandemisë së COVID-19, maturantët i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. Maturantët në mbarë vendin kanë nisur t’i nënshtrohen testit për Gjuhën e Huaj, ku janë rreth 31 mijë, 2600 prej të cilëve në Durrës.  Proçesi mësohet se ka nisur dhe po vijon në Durrës, nga informcionet e siguara nga AdriaNet.  Në datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** 2600 në Durrës, Maturantët shqiptar në provimin e parë të Maturës Shtetërore, rreth 31 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhën e Huaj
