# Mbajeni mend! Kjo është data perfekte për të zyrtarizuar lidhjen këtë vit, sipas astrologjisë

> E keni menduar ndonjëherë sa bukur do të ishte sikur dita juaj e fejesës/martesës – të jetë 100% në sinkron me yjet? Sipas astrologjisë, muaji&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mbajeni-mend-kjo-eshte-data-perfekte-per-te-zyrtarizuar-lidhjen-kete-vit-sipas-astrologjise/
**Published:** 2024-01-18
**Modified:** 2024-01-18

---

E keni menduar ndonjëherë sa bukur do të ishte sikur dita juaj e fejesës/martesës – të jetë 100% në sinkron me yjet?

Sipas astrologjisë, muaji më i mirë për t’u martuar në vitin 2024 qenkërka marsi. Për më tepër, astrologët shkojnë më tej duke thënë se data ideale do të ishte fiks 1 marsi.

Në këtë datë të veçantë, lidhja Afërditë-Jupiter në Dash do të sjellë rritjen e shpejtë të marrëdhënieve. Megjithëse Afërdita – planeti i dashurisë, romancës dhe martesës – zakonisht përballet me më shumë sfida te Dashi, mbështetja nga Jupiteri – planeti i rritjes, zgjerimit dhe bollëkut – është i detyruar të zbusë disa nga problemet që mund të përjetojë planeti i ushqyer nga dashuria. Meqenëse kjo lidhje do të ndodhë në shenjën e zjarrit të orientuar drejt veprimit, kjo e bën një kohë perfekte për të vepruar shpejt. Ndoshta një martesë e shpejtë në gjykatë?

Nëse nuk keni ndërmend të fejoheni kaq shpejt, të paktën dëgjoni yjet dhe organizoni një darkë romantike ose sigurohuni të jeni së bashku në 1 mars.

---

**Categories:** ASTROLOGJI
**Tags:** Mbajeni mend! Kjo është data perfekte për të zyrtarizuar lidhjen këtë vit, Sipas astrologjisë
