# Mbante në banesë një automatik me 7 krehra dhe municione luftarake, arrestohet nga policia

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ekuestroi 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe municion luftarak, ndërsa  arrestoi në flagrancë poseduesin e tyre.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mbante-ne-banese-nje-automatik-me-7-krehra-dhe-municione-luftarake-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2020-12-30
**Modified:** 2020-12-30

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ekuestroi 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe municion luftarak, ndërsa  arrestoi në flagrancë poseduesin e tyre.

*Njoftimi i policisë: *

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

 

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet nga policia, Mbante në banesë një automatik me 7 krehra dhe municione luftarake
