# Mbetet i plagosur me armë zjarri një 34-vjeçar në Kavajë

> Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mesnatë në Kavajë. Policia bën me dije se rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mbetet-i-plagosur-me-arme-zjarri-nje-34-vjecar-ne-kavaje/
**Published:** 2021-04-15
**Modified:** 2021-04-15

---

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mesnatë në Kavajë. Policia bën me dije se rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë. Pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
