# Mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen edhe grantet e rikonstruksionit

> Ditën e sotme në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak Durrës, pritet të miratohet lista e përfituesve nga programi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mbledhja-e-keshillit-bashkiak-miratohen-edhe-grantet-e-rikonstruksionit/
**Published:** 2021-02-04
**Modified:** 2021-02-04

---

Ditën e sotme në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak Durrës, pritet të miratohet lista e përfituesve nga programi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

 

NJOFTIM PËR RENDIN E DITËS

Mbledhje Jashtëzakondshme

Me Mjete Të Komunikimit Elektronik

** **

Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infenksionit të shkaktuar nga COVID-19“, neni 5 “Vendimmarrja nga Organet Kolegjiale„ Këshilli Bashkiak Durrës,

** **

**NJOFTON:**

** **

DITËN E ENJTE, DATA 04.02.2021, ORA 11:00, KËSHILLI DO TË MBAJË NJË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONDSHME NËPËRMJET MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK, ME KËTË REND DITE:

| ** **
**** | ** **

**MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES**

** ** |
| --- | --- |
| **1.**

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit | PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I  RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH DHE KATUNDI I RI, BASHKIA DURRËS, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROҪESIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË DËMTUARA  NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019 |
| **2.**

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit | PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË NËNTË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN OSE RIPARIMIN E BANESAVE TË DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019 |
| **3.**

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit | PËR SISTEMIMIN E  FAMILJES SË ZJ.ANILA BANUSH YMERI NË APARTAMENTIN ME SIPËRFAQE 50,21 M² , ME STRUKTURË (1+1), ME NR. PASURIE 2/130-1-10, ZONA KADASTRALE 8513, LAGJA NR.5, RRUGA “TEODOR RUPI” NR.21, DURRËS, PRONË E DHURUAR ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE SIPAS MARRËVESHJES NËNSHKRUAR MIDIS ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE DHE “BALFIN” SHPK, NR. 148 PROT., DATË 22.01.2020 |
| **4.**

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit | PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SUBJEKTEVE PËRFITUESE, TË CILËT DO TË PËRFITOJNË MASËN E GRANTIT TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS PROJEKTIT MODEL

  |

** **

Komisionet, që do të shqyrtojnë projektvendimet, do të jenë:

Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 33, neni 34/1, neni 77 /8  të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me email propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimin sipas grafikut të mëposhtëm.

 

**Data 03.02.2021**

 

Pika  1,  do të shqyrtohet nga:

- Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike

- Komisioni Zhvillimit Urban dhe Përdorimi i Tokës

- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.00.

 

Pika   2,  do të shqyrtohet nga:

- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

- Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.30.

 

Pika   3,  do të shqyrtohet nga:

- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 21.00

** **

** **

**Data 04.02.2021**

** **

Pika   4,  do të shqyrtohet nga:

- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

- Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 10.00

** **

** **

**SE****KRETARE K****Ë****SHILLIT BASHKIAK  DURR****Ë****S**

** **

**Dorina Milja**

---

**Categories:** Aktualitet
