# Mbrekullia nga Zoti! 29-vjeçarja me Covid sjell në jetë foshnjën pas 2 javësh në terapi intensive

> Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me një lajm shpresëdhënës. 29-vjeçarja nga Kukësi me komplikacione të rënda nga Covid e ka fituar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mbrekullia-nga-zoti-29-vjecarja-me-covid-sjell-ne-jete-foshnjen-pas-2-javesh-ne-terapi-intensive/
**Published:** 2021-04-01
**Modified:** 2021-04-01

---

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me një lajm shpresëdhënës. 29-vjeçarja nga Kukësi me komplikacione të rënda nga Covid e ka fituar betejën me virusin dhe ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ato janë shëndoshë e mirë dhe tashmë janë rikthyer në shtëpi.

** Postimi i ministres**

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha

Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** 29-vjecarja, foshnja, ogerta manistirliu, terapia
