# “Më doli makina jashtë kontrollit”/ Merret vendimi për 32-vjeçarin që terrorizoi Tiranën

> Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” me veprime të pakontrolluara me makinë, ka dalë sot para Gjykatës, ku ndaj tij është&hellip;

**URL:** https://publialb.al/me-doli-makina-jashte-kontrollit-merret-vendimi-per-32-vjecarin-qe-terrorizoi-tiranen/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” me veprime të pakontrolluara me makinë, ka dalë sot para Gjykatës, ku ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”.

Gazetarët e pyetën në lidhje me këtë gjest të bërë nga ana e tij, dhe ai shtoi se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.

“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.

32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.

 

---

**Categories:** Aktualitet
