# Me fitoren e PS vjen dhe lajmi surprizë! Kryebashkiaku Arbana dhe bashkëshortja presin të bëhen prindër për herë të 5-të

> Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana dhe bashkëshortja e tij Ema, së shpejti presin të bëhen prindër për herë të pestë. Pas tre vajzave&hellip;

**URL:** https://publialb.al/me-fitoren-e-ps-vjen-dhe-lajmi-surprize-kryebashkiaku-arbana-dhe-bashkeshortja-presin-te-behen-prinder-per-here-te-5-te/
**Published:** 2021-05-01
**Modified:** 2021-05-01

---

Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana dhe bashkëshortja e tij Ema, së shpejti presin të bëhen prindër për herë të pestë.

Pas tre vajzave dhe një djali, Arbana shpreh gëzimin e tij, që pas suksesit që pati në zgjedhjet e 25 prillit, ku shijakasit bindshëm votuan Partinë Socialiste, ai do të bëhet së shpejti me një djalë.

*“Priami do të ketë një vëlla”-* shprehet Arbana në postimin e tij në Facebook.

Kryebashkiaku i Shijakut përveçse shumë i dedikuar në punë ka treguar se është një baba model në përkujdesjen ndaj fëmijëve të tij dhe dëshiron të ketë një familje të madhe.

---

**Categories:** Aktualitet
