# Më mirë mos i konsumoni më: Këto janë ushqimet që shkaktojnë AKNE në moshë madhore

> Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç)&hellip;

**URL:** https://publialb.al/me-mire-mos-i-konsumoni-me-keto-jane-ushqimet-qe-shkaktojne-akne-ne-moshe-madhore/
**Published:** 2020-07-02
**Modified:** 2020-07-02

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/60ed4641a298a4fe4315c8a10caa5169_L-300x201.jpg)

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç) vuajnë nga shpërthimet e akneve në fytyrë. Megjithatë, përveç tyre, ekspertët veçojnë edhe ushqimet. Çokollata me qumësht, të skuqurat, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe pijet me sheqer janë tre nga faktorët kryesorë të shfaqjes së akneve tek të rriturit. Këtë e thotë një studim francez me pjesëmarrjen e 24,000 të rriturve të cilët në harkun kohor të dy javëve duhet të mbanin shënim gjithçka që kishin konsumuar por edhe shëndetin e lëkurës. Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që pinin pesë gota qumësht ose pije me sheqer në ditë, ishin 50 përqind më të rrezikuar nga shfaqja e akneve në fytyrë. Një racion me ushqime të skuqura e me yndyrë e rrit këtë rrezik me të paktën 54 përqind, thanë ekspertët. Sipas ekspertëve, këto të dhëna nuk janë edhe aq befasuese. Ato në të vërtetë konfirmojnë lidhjen e fortë që ekziston mes ushqimeve të caktuara dhe problemeve me lëkurën. Ushqime të tilla besohet të luajnë një rol të fortë në aktivizimin e hormoneve si insulina apo androgjenët të cilët nxisin shpërthimin e akneve në fytyrë.

**Çfarë Është Insulina Dhe Cili Është Roli i Saj Tek Aknet?**

 

Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasi. Qëllimi i saj kryesor është të shënjestrojë nivelet e glukozës në gjak. Një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të shtuara, yndyrna e të skuqura ndikon shumë tek nivelet e insulinës dhe i rrit ato. Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm, aq të stërmunduara janë qelizat. Insulina stimulon prodhimin e pandërprerë të qelizave, të cilat duhet të vdesin e më pas të prodhohen të rejat, duke shkaktuar kështu aktivizimin e hormoneve të tjera që prodhojnë sebumin i cili kur është në tepricë nxit shpërthimin e akneve.

 

**Produktet e Bulmetit Dhe Aknet**

 

Produktet e bulmetit nga ana tjetër ofrojnë hormone si estrogjeni, progesteroni, madje edhe testosteron që kanë tendencën të përkeqësojnë nivelet ekzistuese në organizëm dhe të rrisin gjasat e shpërthimit të akneve. Nëse jeni në moshë madhore dhe vuani nga aknet, konsultohuni me një dermatolog për të diagnostikuar arsyen e vërtetë që nxit këtë përkeqësim të lëkurës./AgroWeb.org

---

**Categories:** Lajme, Shendeti
**Tags:** Më mirë mos i konsumoni më: Këto janë ushqimet që shkaktojnë AKNE në moshë madhore
