# Mënyrat Praktike të Përdorimit të Qepës Kundër Sëmundjeve

> Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Ajo mund të shkaktojë lotë e megjithatë qepa është shumë e rëndësishme&hellip;

**URL:** https://publialb.al/menyrat-praktike-te-perdorimit-te-qepes-kunder-semundjeve/
**Published:** 2021-04-29
**Modified:** 2021-04-29

---

Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës.

Ajo mund të shkaktojë lotë e megjithatë qepa është shumë e rëndësishme për organizmin sepse mban larg sëmundjet kronike.

Qepa përmirëson imunitetin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul kolesterolin, mbron zemrën dhe trajton reumatizmën.

#### **Si Ta Përdorni Qepën Kundër Sëmundjeve Dhe Problemeve Shëndetësore**

Qepa mund të përdoret me efikasitet kundër etheve, rënies së flokëve, infeksioneve të veshit e të tjerë.

#### **Kolla**

Qepët përmbajnë sulfur që lufton bakteret dhe mikrobet që shkaktojnë kollë.

Prijeni gjysmën e qepës hollë dhe spërkateni me sheqer kaf.

Qepët e sheqerosura mund të hahen dy herë në ditë kundër kollës.

#### **Bllokimi i Rrugëve Të Frym**ëmarrjes

Përziejeni qepën e grirë me vaj të arrës së kokosit dhe më pas me këtë pastë lyeni kraharorin.

Mbulohuni me një peshqir dhe do të vëreni si qepa do të ndihmojë në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionit.

#### **Temperatura**

Nëse keni temperaturë, lyejini shputat e këmbëve me vajin e arrës së kokosit dhe më pas në pjesën e harkut vendosni feta të holla qepe.

Mbështillini këmbët me qese plastike dhe vishni çorape.

Qepët duhet t’i mbani në shputat e këmbës gjithë natën që të përthithin toksinat e të ulin temperaturën.

#### **Të Vjellat**

Grijeni qepën hollë, vendoseni në një napë dhe shtrydhni lëngun.

Më pas shtoni pak çaj nenexhiku të ngrohtë.

Pasi lëngu të jetë ftohur, pini dy lugë çaji nga lëngu i qepës dhe 5 minuta më vonë të njëjtën sasi të çajit të nenexhikut.

Këtë trajtim duhet ta përsërisni deri sa të vjellat të mbarojnë.

#### **Infeksionet e Veshit**

Grini një qepë të plotë dhe më pas futeni në një çorape të pastër pambuku.

Atë vendoseni mbi veshin e sëmurë që të përthithë infeksionin.

#### **Qepa Për Pastrimin e Ajrit**

Qepën mund ta përdorni edhe për pastrimin e ajrit, duke vendosur copa të saj nëpër zona të ndryshme të shtëpisë.

Ajo do të përthithë të gjitha bakteret dhe viruset nga ajri.

#### **Rënia e Flokëve**

Zieni një kokërr qepë dhe lëngun e saj përdoreni për të lagur flokun përpara se ta lani me shampo.

Lëngu i qepës do të përshpejtojë rritjen e flokut, do të parandalojë rënien e tij dhe do të zhdukë zbokthin.**/AgroWeb.org**

---

**Categories:** Lifestyle
