# Mesazh opozitës? Rama publikon thënien e Rooseveltit: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje

> Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mesazh-opozites-rama-publikon-thenien-e-rooseveltit-te-ankohesh-per-nje-problem-pa-i-dhene-zgjidhje-quhet-kuisje/
**Published:** 2020-07-23
**Modified:** 2020-07-23

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/34aedc02-6c9d-4cef-974c-e47e81d65a0c-667x450-1-300x202.jpg)

Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar. Thënia e Roosvelt, Presidentit të 26-të të SHBA thotë se ‘’ Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’. Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare. Nga ana tjetër as grupi demokrat parlamentar do të votojë sot kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Por Rama ditën e djeshme është zotuar se si marrëveshja e 5 qershorit si ndryshimet kushtetuese do të miratohen më 23 dhe 30 korrik dhe do të hynë në fuqi.

---

**Categories:** Lajme, Politike
**Tags:** Mesazh opozitës? Rama publikon thënien e Rooseveltit: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje
