# Mesazhe shpresdhënëse nga kolegët e tij/ Radoja në luftë me Covid- 19! Gentian Zenelaj: Mos u dorëzo! Zahaj: Shteti ta çojë për mjekim jashtë

> Artisti i njohur Durrsak Guljem Radoja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nga koronavirusi. Mësohet se artisti i skenës shqiptare është shtruar në reanimacionin i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mesazhe-shpresdhenese-nga-koleget-e-tij-aktori-guljem-radoja-ne-lufte-me-covid-19-gentian-zenelaj-mos-u-dorezo-zahaj-shteti-ta-coje-per-mjekim-jashte/
**Published:** 2021-04-20
**Modified:** 2021-04-20

---

Artisti i njohur Durrsak Guljem Radoja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nga koronavirusi. Mësohet se artisti i skenës shqiptare është shtruar në reanimacionin i Spitalit të Durrësit, në luftë për jetën.

Teksa ai po lufton me këtë flamë të mallkuar disa nga kolegët e tij, reagojnë me mesazhe shpresdhënëse.

Kështu, skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i ka bërë apel shtetit, që të ndërhyjë për mjekimin e aktorit jashtë vendit.

“Mësoj se Guljemi aktori jonë i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar jashtë shtetit. Uroj të rezistosh e të fitosh Guljem”, ka shkruar Zahaj.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/Capture-1.jpg)

 

Një reagim ka edhe aktori Gentian Zenelaj, i cili i jep kurajë profesorit të tij, që të mos dorëzohet në këtë betejë. “Forca mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljem Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan Zenelaj në “Instagram”.

Radoja ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi. Për meritat e tij artistike Guljem Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

![Gentian](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/gentian-600x280.jpg)

---

**Categories:** Showbizz
