# Meta I bën apel kontrollit të shtetit për mbikqyrjen e auditimit të plotë, në shoqërinë “Albcontrol”

> Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim&hellip;

**URL:** https://publialb.al/meta-i-ben-apel-kontrollit-te-shtetit-per-mbikqyrjen-e-auditimit-te-plote-ne-shoqerine-albcontrol/
**Published:** 2021-04-08
**Modified:** 2021-04-08

---

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi:

–   mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;

–  respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;

–   përdorimin e fondeve publike;

–   respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe

–   çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në “Abcontrol” dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale,  duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

---

**Categories:** Politike
