# Meta: “Lefter Koka duhet të ishte në burg!” LSI-ja mbajti mbi supe baltën e korrupsionit të tij. I biri del me pistoletë dhe kërkon vota me porosi të Ramës

> Gjatë konferencës së sotme për mediat presidenti Ilir Meta foli për tre banda që blejnë vota për llogari të kryeministrit Rama në qarkun e Durrësit, që&hellip;

**URL:** https://publialb.al/meta-lefter-koka-duhet-te-ishte-ne-burg-lsi-ja-mbajti-mbi-supe-balten-e-korrupsionit-te-tij-i-biri-del-me-pistolete-dhe-kerkon-vota-me-porosi-te-rames/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

**Gjatë konferencës së sotme për mediat presidenti Ilir Meta foli për tre banda që blejnë vota për llogari të kryeministrit Rama në qarkun e Durrësit, që sipas tij janë banda e Vangjush Dakos, Ardi Çelës dhe Lefter Kokës.**

**Kreu i shtetit tha se Lefter Koka dhe djali i tij del me pistoletë dhe terrorizon qytetarët që të mos votojnë LSI-në, me porosi të Edi Ramës.**

“*Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ard Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë. Me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të  Edi Ramës*”, tha Meta.

---

**Categories:** Politike
