# Meta shpërthen ndaj Ramës: Rrugaç, para meje sillesh si lepur!

> Presidenti  Meta ka mbajtur sot konferencën e radhës me gazetarët. Ndër të tjera, në fjalën e tij, kreu i shtetit e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama&hellip;

**URL:** https://publialb.al/meta-shperthen-ndaj-rames-rrugac-para-meje-sillesh-si-lepur/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Presidenti  Meta ka mbajtur sot konferencën e radhës me gazetarët. Ndër të tjera, në fjalën e tij, kreu i shtetit e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të gjykohet me “ligjet e veta”.

Postimi i plotë:

“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. Që ato 140 vota i bën Meta. E bëre atë që bërë ti me drejtësisë, po s’ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e Brendshme, kemi ligjet e tua për OFL, për policinë e shtetit. Asgjë nuk do të prekim. Do ta luftojmë korrupsionin”, deklaroi Presidenti.

Presidenti tha po ashtu se Rama e ka kapur drejtësinë dhe tashmë po përpiqet që të blejë votat.

“Çfarë e di ti more rrugaç Ilir Metën. Ti para Metës sillesh si lepur, e para kriminelëve e horrave.. Nuk të njeh Meta ty, nuk të njeh Tirana? Boll i mashtrove socialistët. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve. Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Ka kapur drejtësinë e do që të blejë votat”, tha Meta.

---

**Categories:** Politike
