# "Mezi të kam pritur perëndeshë" Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

> Nëse lajmin për shtatzëninë arriti ta mbante fshehur deri në momentin kur shtypi rozë zbuloi gjithçka, lajmin e lindjes të bijës nuk mund të mos&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mezi-te-kam-pritur-perendeshe-olta-boka-behet-nene-per-here-te-pare-zbulon-emrin-e-vecante-te-vajzes/
**Published:** 2020-07-16
**Modified:** 2020-07-16

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/640-0-5f0f37c8ba363-240x300.jpg)

Nëse lajmin për shtatzëninë arriti ta mbante fshehur deri në momentin kur shtypi rozë zbuloi gjithçka, lajmin e lindjes të bijës nuk mund të mos e ndante me ndjekësit e saj. Pikërisht siç e lexoni, Olta Boka është bërë mama për herë të parë dhe me një foto të ëmbël teksa kap dorën e bebushes, ka zbuluar dhe emrin e veçantë të saj, vjen nga mitologjia greke dhe do të thotë “Nëna e Tokës”.

“Mezi të kemi pritur, Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që mund t’i përafrohet. Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij!”- shkruan Olta.

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** "Mezi të kam pritur perëndeshë" Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
