# Ministrja Kushi, certifikata falënderimi për fitues të Olimpiadës Kombëtare

> Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një takim me fitues të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. &nbsp; “Fort e lumtur&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-certifikata-falenderimi-per-fitues-te-olimpiades-kombetare/
**Published:** 2021-01-21
**Modified:** 2021-01-21

---

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një takim me fitues të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

 

“Fort e lumtur të takoja sot disa prej fituesve të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në vitin shkollor 2019-2020, të cilëve u shpërndamë certifikata dhe i falënderuam për përkushtimin e treguar gjatë një viti jo të lehtë”- është shprehur Znj. Kushi në postimin e saj.

 

Ministrja u shpreh se Gjuha Shqipe, përveçse pjesë e pandarë e identitetit kombëtar, është një nga shtyllat e patundshme të arsimit tonë, dhe si e tillë ne i japim rëndësi të jashtëzakonshme.

 

Ajo shtoi gjithashtu se secilin prej këtyre nxënësve fitues e konsideron si një burim të pastër frymëzimi që reflektojnë energji pozitive dhe janë burim motivimi për punën e përditshme të punonjësve të ministrisë dhe të gjitha institucioneve të tjera të arsimit.

 

Ministrja ka falënderuar të gjithë këta nxënës të përkushtuar që ishin prezent në këtë aktivitet, si dhe u ka uruar sukses edhe fituesve të tjerë që për shkak të kushteve të pandemisë nuk u bë e mundur që të ishin të pranishëm në këtë aktivitet simbolik.

---

**Categories:** Sociale
