# Ministrja Kushi: “Dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial në shkolla, më afër nevojave të nxënësve, mësuesve e prindërve”

> Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar në rrjetet e saj sociale një poster që lidhet me shërbimin psikosocial nëpër shkolla.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-dyfishimi-i-punonjesve-te-sherbimit-psikosocial-ne-shkolla-me-afer-nevojave-te-nxenesve-mesuesve-e-prinderve/
**Published:** 2021-03-11
**Modified:** 2021-03-11

---

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar në rrjetet e saj sociale një poster që lidhet me shërbimin psikosocial nëpër shkolla.

 

Nga viti në vit, numri i punonjësve të shërbimit psikosocial është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë, për sa i përket shërbimit psikosocial në vitin shkollor 2020-2021, Ministrja Kushi shprehet:

“Dyfishimi i numrit të punonjësve të shërbimit psikosocial përgjatë vitit shkollor 2020-2021 është dëshmi e rëndësisë që i kemi kushtuar optimizimit të këtij shërbimi në një kohë relativisht jo të lehtë pas tërmetit të Nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID-19”.

 

Ministrja Kushi e mbyll postimin e saj duke nënvizuar edhe rëndësinë e këtij shërbimi:

Njëkohësisht, me vëmendjen e shtuar të shërbimit psikosocial i qëndrojmë më afër nevojave të nxënësve, prindërve e mësuesve për adresimin e nevojave të ndryshme nëpër shkollat tona.

 

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** më afër nevojave të nxënësve, mësuesve e prindërve”, Ministrja Kushi: “Dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial në shkolla
