# Ministrja Kushi në Vlorë, inspektim të shkollave për masat anti-COVID dhe procesin mësimor

> Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me vizitat dhe inspektimet nëpër shkolla të ndryshme të vendit. Këtë herë ishte në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-ne-vlore-inspektim-te-shkollave-per-masat-anti-covid-dhe-procesin-mesimor/
**Published:** 2020-10-08
**Modified:** 2020-10-08

---

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me vizitat dhe inspektimet nëpër shkolla të ndryshme të vendit. Këtë herë ishte në qytetin e Vlorës për të parë nga afër masat Anti-COVID dhe se si po ecën procesi mësimor.

“Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë ishin kampionë të vërtetë: plotësisht të kujdesshëm, mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe zbatojnë çdo rregull tjetër për të ruajtur bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e tyre” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.

Ajo shton se e njëjta situatë shumë e mirë reflektohet edhe në gjimnazin “Ali Demi”, ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kolegen deputete Vilma Bello e njëkohësisht ish-nxënëse e kësaj shkolle, janë interesuar mbi ecurinë e procesit mësimor dhe kanë parë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID.

Ministrja Kushi shprehet e kënaqur “mbi ecurinë e deritanishme të mësimit, respektimin e masave dhe ndërgjegjësimin nëpër shkolla, dhe mbetet shumë besimplotë që me këtë ritëm optimal, këtë vit shkollor jo të lehtë do ta kalojnë bashkërisht me sukses”.

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** inspektim të shkollave për masat anti-COVID dhe procesin mësimor, Ministrja Kushi në Vlorë
