# Ministrja Kushi, takim me Ambasadoren Franceze në Tiranë

> Kushi: “Forcojmë bashkëpunimin në çështje që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë” Në takimin e zhvilluar me Ambasadoren e Francës në Tiranë Sh. S. Znj.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-takim-me-ambasadoren-franceze-ne-tirane/
**Published:** 2021-02-09
**Modified:** 2021-02-09

---

**Kushi: “Forcojmë bashkëpunimin në çështje që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë”**

Në takimin e zhvilluar me Ambasadoren e Francës në Tiranë Sh. S. Znj. Elisabeth Barsacq, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi e ka uruar atë për këtë detyrë të rëndësishme dhe ka ndarë gjithë gatishmërinë e saj për të çuar akoma më përpara nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha me interes të ndërsjellë.

 

Ministrja Kushi shprehet gjithashtu se ka përcjellë mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e vyer që Franca ka dhënë në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në dobi të mbarëvajtjes së procesit mësimor.

 

***“Me Ambasadoren Barsacq shkëmbyem gjithashtu të njëjtat pikëpamje për të forcuar standardet e ndërveprimit mes #MASR dhe @Ambassade de France en Albanie në çështje të përbashkëta që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë”*** – mbyll postimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Evis Kushi.

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** Ministrja Kushi, takim me Ambasadoren Franceze në Tiranë
