# Ministrja Kushi, takim me homologen nga Maqedonia e Veriut

> Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur sot pranë ambienteve të MASR homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Znj. Mila&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-takim-me-homologen-nga-maqedonia-e-veriut/
**Published:** 2020-12-18
**Modified:** 2020-12-18

---

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur sot pranë ambienteve të MASR homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Znj. Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

 

Sipas njoftimit të saj në rrjete sociale, Ministrja Kushi nënvizon se bashkë me Znj. Carovska kanë ndarë angazhimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve si në nivel bilateral, rajonal, ashtu edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

 

***“Gjatë takimit, dakordësuam gjithashtu mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy qeverive në fushën e arsimit dhe shkencës, sikurse ndamë të njëjtat pikëpamje për të thelluar akoma më tej programin tonë të bashkëpunimit në këto dy fusha”*** – shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.

 

---

**Categories:** Sociale
