# Ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve: “Projekte të reja dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik

> Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend. Znj. Kushi nënvizon se në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-takon-rektoret-e-universiteteve-projekte-te-reja-dhe-me-shume-angazhim-per-mbylljen-me-sukses-te-vitit-akademik/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.

Znj. Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.

Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara. “Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” – përmbyll mesazhin e saj ministrja.

 

---

**Categories:** Aktualitet
