# Ministrja Kushi viziton qendrën TUMO Tirana: “një eksperiencë e re edukimi ku ndërthuret arti dhe teknologjia”

> Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vizitoi qendrën TUMO Tirana, e cila është një iniciativë e AADF (Albanian-American Development Foundation) në bashkëpunim me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ministrja-kushi-viziton-qendren-tumo-tirana-nje-eksperience-e-re-edukimi-ku-nderthuret-arti-dhe-teknologjia/
**Published:** 2021-02-12
**Modified:** 2021-02-12

---

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vizitoi qendrën TUMO Tirana, e cila është një iniciativë e AADF (Albanian-American Development Foundation) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë si një eksperiencë e re edukimi ku ndërthuret arti dhe teknologjia.

Në Tumo Tirana të rinjtë nga mosha 12-18 vjeç po zbulojnë pasionin e tyre përmes një modeli inovativ edukimi në 8 disiplina si: programimi, dizajni grafik, robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave kompjuterike, filmografia, muzika dhe modelimi 3D.

“Nxënësit këtu gjejnë një hapësirë moderne me laboratorë mësimorë, auditorë dhe studio muzikore ku secili prej tyre mund të zbulojë potencialin e tij, si dhe të zhvillojë aftësi digjitale që do t’i shërbejnë në të ardhmen”- shkruan ministrja Kushi në rrjetin social Facebook.

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** Ministrja Kushi viziton qendrën TUMO Tirana: “një eksperiencë e re edukimi ku ndërthuret arti dhe teknologjia”
