# Miratimi i “5 Qershorit”/ Ambasada Amerikane: Një hap para drejt BE

> Shtetet e Bashkuara mirëpriten miratimin nga Parlamenti të marrëveshjes se 5 qershorit. Sipas Ambasadës, ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/miratimi-i-5-qershorit-ambasada-amerikane-nje-hap-para-drejt-be/
**Published:** 2020-07-23
**Modified:** 2020-07-23

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/ambasada1-770x433-1-300x169.jpg)

Shtetet e Bashkuara mirëpriten miratimin nga Parlamenti të marrëveshjes se 5 qershorit.

Sipas Ambasadës, ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

“*Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike*.”, shkruan Ambasada.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Miratimi i “5 Qershorit”/ Ambasada Amerikane: Një hap para drejt BE
