# Moderatorja Ori Nebijaj mori rreth 6 mijë vota, por ky i fundit me 800 vota shpallet deputet

> Në qarkun e Tiranës ka mbetur edhe një kuti për t’u numëruar për sa i përket kandidatëve. Ajo që vihet re është se në listën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/moderatorja-ori-nebijaj-mori-rreth-6-mije-vota-por-ky-i-fundit-me-800-vota-shpallet-deputet/
**Published:** 2021-04-30
**Modified:** 2021-04-30

---

Në qarkun e Tiranës ka mbetur edhe një kuti për t’u numëruar për sa i përket kandidatëve.

Ajo që vihet re është se në listën e 15 kandidatëve fitues, ka nga ata që e kanë siguruar mandatin pa marrë as 1 mijë vota.

I tillë është rasti i kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, I renditur i 11-ti në listë, ai ka rritur të marrë vetëm 848 vota.

Një numër të vogël votash preferenciale ka edhe Alfred Rushaj, saktësisht 2334 vota. Po ashtu, edhe Mesila Doda, e cila është fituese, ka vetëm 2357 vota.

Nga ana tjetër, moderatorja e njohur, Oriela Nebijaj ka arritur të marrë 5599 vota, por nuk ka rritur të futet në Kuvend, pasi është e 18-ta në listën e PD.

![Fenomeni/ Moderatorja mori rreth 6 mijë vota, por Dule me 800 vota shpallet](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-608bbec087db2.jpg)

---

**Categories:** Aktualitet
