# Monika ka një mesazh për të gjithë pas disfatës së 25 prillit: Nuk dorzohemi do të vazhdojmë betejën tonë deri në fund

> Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në lidhje me disfatën në zgjedhjet e 25 Prillit. Kryemadhi pranoi se ka gabuar duke&hellip;

**URL:** https://publialb.al/monika-ka-nje-mesazh-per-te-gjithe-pas-disfates-se-25-prillit-nuk-dorzohemi-do-te-vazhdojme-betejen-tone-deri-ne-fund/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në lidhje me disfatën në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryemadhi pranoi se ka gabuar duke djegur mandatet, por u shpreh e bindur për ta çuar deri në fund betejën e nisur.

“Fatkeqësisht zbatuam një strategji të gabuar duke filluar që nga djegia  e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale që dashje padashje i dhamë të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe bandave të drogës. Shqetësimi i presidentit ishte i drejtë për këtë situatë  dhe në emër të LSI dhe timin i kërkojmë falje

Do ta vazhdojmë betejën të palëkundur. LSI nuk do jetë vetëm në parlament, por ne sheshe dhe në çdo shtëpi të qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi.

---

**Categories:** Politike
