# Mot i kthjellët por i freskët, ja parashikimi për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/mot-i-kthjellet-por-i-fresket-ja-parashikimi-per-sot/
**Published:** 2020-09-30
**Modified:** 2020-09-30

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 25°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja parashikimi për sot, Mot i kthjellët por i freskët
