# Muca/ Kapiteni i Tiranës i futet politikës, propozohet si kandidat për deputet

> Gentian Muça vetëm pak ditë më parë fitoi titullin kampion me Tiranën, pas një sezoni shumë të mirë të zhvilluar. Megjithatë vetëm pak ditë pasi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/muca-kapiteni-i-tiranes-i-futet-politikes-propozohet-si-kandidat-per-deputet/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_muca1595422842-300x183.jpg)

Gentian Muça vetëm pak ditë më parë fitoi titullin kampion me Tiranën, pas një sezoni shumë të mirë të zhvilluar.

Megjithatë vetëm pak ditë pasi u shpall kampion, kapiteni bardheblu ka marrë një tjetër vlerësim, por këtë herë në fushën e politikës.

Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, Dega 8, si një kandidat për deputet.

Pasi fitoi titullin, tani mbrojtësi do përpiqet të fitojë edhe në fushën e politikës, të cilën mund ta nisë shumë shpejt.

Mesa duket lojtari është shumë i lidhur me ngjyrat bardheblu, teksa edhe në politikë ka zgjedhur të përfaqësojë këto ngjyra.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Muca/ Kapiteni i Tiranës i futet politikës, propozohet si kandidat për deputet
