# Na ndajnë vetëm 9 ditë para zgjedhjeve/ Kreu i KQZ: Në 6 qarqet e Shqipërisë përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit

> Nëntë ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bën me dije se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për disa qarqe. Celibashi përmes&hellip;

**URL:** https://publialb.al/na-ndajne-vetem-9-dite-para-zgjedhjeve-kreu-i-kqz-ne-6-qarqet-e-shqiperise-perfundon-printimi-dhe-paketimi-i-fleteve-te-votimit/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Nëntë ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bën me dije se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për disa qarqe.

Celibashi përmes një statusi bën të ditur se  kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe, Vlorë, Korccë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Celibashi shkruan se fletët e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

***Statusi i plotë nga Ilirjan Celibashi:***

*Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.*

*Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.*

---

**Categories:** Aktualitet
