# Nami në Lushnje! Moti shkatërron fermat.

> Moti i keq ka bërë kërrdinë në zonën e Lushnjes. Era e fortë dhe shiu i dendur kanë dëmtuar pemët frutore dhe serrat e mbuluara&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nami-ne-lushnje-moti-shkaterron-fermat/
**Published:** 2017-09-12
**Modified:** 2017-09-12

---

Moti i keq ka bërë kërrdinë në zonën e Lushnjes. Era e fortë dhe shiu i dendur kanë dëmtuar pemët frutore dhe serrat e mbuluara me plastmas.

Shiu dhe erërat e forta kanë dëmtuar totalisht të paktën 4 sera me siperfaqe nga 2 deri në katër dynym, ndërsa dëmtimet e plastmasit mbulues kanë qene pothuaj në 60% të serave.

Ende nuk ka një evidence të plotë të dëmeve të shkaktuara nga stuhia por në terren kanë dalë grupet e punës për të evidentuar dëmet, edhe pse fermerët thonë nën zë se nuk presin ndonjë ndihmë konkrete.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** lushnje, Moti, Serra
