# Ndalimi i muzikës pas orës 20:00, Florjan Binaj ironizon qeverinë: COVID-19 transmetohet edhe përmes notave të muzikës. Policia ka shpallur në kërkim…

> Aktori Florjan Binaj përmes një postimi në Instagram ka ironizur qeverinë me vendimin për të mbyllur lokalet e natës dhe vendosjen për të mos lejuar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndalimi-i-muzikes-pas-ores-2000-florjan-binaj-ironizon-qeverine-covid-19-transmetohet-edhe-permes-notave-te-muzikes-policia-ka-shpallur-ne-kerkim/
**Published:** 2020-07-21
**Modified:** 2020-07-21

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/florjan-binaj-1-300x191.jpeg)

Aktori Florjan Binaj përmes një postimi në Instagram ka ironizur qeverinë me vendimin për të mbyllur lokalet e natës dhe vendosjen për të mos lejuar muzikën nëpër lokale pas orës 20:00. “Sipas një studimi të Universitetit Surrelington në Tirinois të Maçaçuçets, COVID-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universitet gjeti tek një këngë, një notë DO dhe një SOL pozitive me COVID ndërkohë tamponi i është bërë MI-së, LA-së dhe RE-së, ndërsa FA dhe SI kanë dalë negative në test”, shkruan Binaj. Këtë postim aktori e ka shoqëruar me shkrimin “Policia ka shpallur në kërkim çelsin e solit”.

Ky vendim i qeverisë ka nxjerrë në protestë para Kryeministrisë artisë dhe qytetarë, të cilët e kundërshtojnë atë. Mes zërave kritikë ishte edhe këngëtari Devis Xherahu, i cili propozoi që qeveria të lejojë hapjen e lokaleve të natës me protokolle sigurie, sikurse ka bërë në rastin e bankave, apo supermarketeve.

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Florjan Binaj ironizon qeverinë: COVID-19 transmetohet edhe përmes notave të muzikës. Policia ka shpallur në kërkim…, Ndalimi i muzikës pas orës 20:00
