# Ndalohet 37 vjeçari, ishte shpallur në kërkim për kultivimin të lëndëve narkotike

> Policia Vendore e Durrës, deklaroi arrestimin e një 37 vjeçari të shpallur në kërkim  &#8220;Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim&#8221;. Ndaj tij gjykata kish&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ndalohet-37-vjecari-ishte-shpallur-ne-kerkim-per-kultivimin-te-lendeve-narkotike/
**Published:** 2020-06-25
**Modified:** 2020-06-25

---

Policia Vendore e Durrës, deklaroi arrestimin e një 37 vjeçari të shpallur në kërkim  “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. Ndaj tij gjykata kish vendosur në mungesë, masën e arrestimit me “arrest në burg”.

Njoftimi i plotë

Durrës

Ndalohet një 37-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

P.K , 37 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike cannabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

 

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** ishte shpallur në kërkim për kultivimin të lëndëve narkotike, Ndalohet 37 vjeçari
