# Ndërpritet procesi i numërimit në disa Bashki, komisionerët ‘sfidojnë’ Kreun e KQZ-së: Jemi lodhur!

> Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për shkak se komisionerët thonë se janë lodhur. Ja vendet ku është ndërprerë numërimi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nderpritet-procesi-i-numerimit-ne-disa-bashki-komisioneret-sfidojne-kreun-e-kqz-se-jemi-lodhur/
**Published:** 2021-04-26
**Modified:** 2021-04-26

---

Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për shkak se komisionerët thonë se janë lodhur.

**Ja vendet ku është ndërprerë numërimi**

Numërimi është ndërprerë në Shijak, Roskovec, Devlinë dhe Kamzë.

**Në Shijak** në 17 kutitë e para të votimit që i përkasin njësive administrative Maminas dhe Gjepalaj rezulton fituese PS. Pas përfundimit të këtyre njësive Komisioni i KZAZ nr.25 vendosi të ndërpresë numërimin për ta rifilluar pas mesditës. Kanë mbetur për t’u numëruar votat e qytetit të Shijakut dhe njësisë Xhafzotaj, që kanë dhe numrin më të madh të votuesve dhe qendrave të votimit.

Procesi i numërimit është ndërprerë edhe në** Roskovec** dhe pritet që të rifillojë në orën 12.00.

Ndalohet numërimi edhe në **Delvinë** në KZAZ.89 për shkak të lodhjes së numëruesve dhe do të rihapet në orën 14:00.

Edhe në Yrshek është ndërprerë procesi i votimit që nga ora 09:30 dhe do të fillojë në orën 12:00. Ai nuk është ndalur për shkak se grupet e numërimit janë lodhur, por se anëtarët e konsiderojnë veten të lodhur. Është një nga KQZAZ-të e fundit që ka marrë në administrim kutitë e votimit. Deri tani janë numëruar vetëm 8 kuti votimi nga 101 që janë në total.

Ndërpritet numërimi edhe në KZAZ.27 në** Kamzë** sepse numëruesit janë tërhequr dhe pritet të rinisë puna në orën 16:00. Deri më tani janë numëruar vetëm 19 nga 88 kuti në total për këtë KZAZ.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë nga Njësia nr.10 ku u pyet nëse rezultati përfundimtar do të dilte brenda 48 orësh me këtë ritëm që po ecin numëruesit tha: *“besoj se po, ka disa probleme të raportuara, janë sporadike si raste, po duan vëmendje, se raste kur komisioneri u lodh etj janë mungesë vullneti për nxjerrjen e rezultatit, partitë të marrin parasysh që kur lodhet dikush të kenë gati grupin. Të marrë fund ‘lodhja dhe sëmurja’ e komisionerëve, diskredituese për partinë.”*

**Top Channel**

---

**Categories:** Aktualitet
