# Ndërron jetë nga Covid-19 babai i ish-deputetit të PS-së Eduard Ndocaj

> Ka ndërruar jetë nga Covid-19 babai i ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj. Bëhet me dije se Mark Ndocaj 73-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/nderron-jete-nga-covid-19-babai-i-ish-deputetit-te-ps-se-eduard-ndocaj/
**Published:** 2021-04-21
**Modified:** 2021-04-21

---

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 babai i ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj. Bëhet me dije se Mark Ndocaj 73-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë ku po kurohej për Covid-19.

Gjendja e tij së fundmi ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Postimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj:

Miq, dashamirës dhe të afërm!

Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!

Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë

---

**Categories:** Aktualitet
